Lajme
Vlerat ushqyese të manit të bardhë
Dobitë dhe vlerat ushqyese të manave
Mani më shumë njihet për frutën e saj me shije të veçantë dhe që gjendet tani kudo nëpër tregje. Por, në mjekësinë alternative manit i përdoren edhe gjethet, lëkura e pemës dhe sigurisht fruta.
Përfitimet janë të shumta, duke nisur nga kontrolli i diabetit e deri tek ai i kolesterolit. Këto veçori mani i ka falë një substance që ka efektet e antioksidantëve, antokianina. Kjo substancë gjendet tek të gjitha frutat e pyllit, si boronicat, mjedrat dhe thanat.
Përdorimet e manit të bardhë
Në mjekësinë bimore mani i bardhë përdoret për të trajtuar këto probleme apo shqetësime shëndetësore: ankthi, artriti, kapsllëku, kolla, tensioni i lartë, kolesteroli i lartë, diabeti dhe sistemi imunitar.
Diabeti
Studime të shumta vëzhguan se konsumimi i manit të bardhë në formën e frutës arrinte të ulëte nivelin e sheqerit në gjak. Pasi përmes enzimave që gjenden tek kjo frutë, organizmi nuk përthith niseshten që gjendet apo përdoret për përgatitjen e disa ushqimeve.
Kolesteroli
Ndërkohë përsa i përket kolesterolit, nëse konsumohet mani i bardhë për një periudhë nga 4-8 javë, do të vihet re një ulje e kolesterolit dhe e triglicerideve në gjak.
Efektet anësore
Edhe pse kjo frutë është bimore, efektet e tejkalimit të dozës së rekomanduar janë të shumta. Duke nisur nga diareja, marramendja, kapsllëku apo dhe fryrja e stomakut dhe e zorrëve. Prandaj këshillohet që kur të nisni t’i konsumoni të kini kujdes mënyrës si do të reagojë trupi juaj. Për personat të cilët marrin medikamente për trajtimin apo kurimin e diabetit, është e këshillueshme që të mos konsumohet kjo frutë. Si dhe gjithmonë këshillohuni me mjekun tuaj përpara se të merrni çdo vendim. Kush mund ta zëvendësojë manin e bardhë në dietën tuaj? Të njëjtën substancë që përmendëm më lart e gjeni edhe te qershitë, manaferrat, manat goxhi dhe thanat./AgroWeb
E-Diaspora
-
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau Librat janë siguruar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, në mbështetje të... -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje












