Kosova
Konjufca, krah Kurtit në kritikat për Lajçakun
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka mbështetur qëndrimet e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sa i përket ndërmjetësit të dialogut, Miroslav Lajçak.
Gjatë së mërkurës ai u shpreh se nuk ishin akuza, por konstatime për punën e Lajçakut.
“Së pari, nuk mendoj që ato ishin akuza, ishin disa konstatime rreth mënyrës së punës së Lajçakut. Është vërejtur, thënë të drejtën, qysh në fillim që Lajçak qëndrimet të cilat i artikulon më shumë janë, le të themi, marrje e pozicionit të Serbisë fillimisht, e pasatja përpjekje që përmes mekanizmave të ndryshëm edhe formulimeve që ai i qetë në zgjidhjet që i propozon të mund të jetë pikënisje e pozicionit të Serbisë, që të mund ta akomodojë në mënyrë sa më të përshtatshme pozicionimin e Serbisë”, u shpreh Konjufca, përcjell albinfo.ch.
Tutje shton se ndërmjetësi ka devijuar nga ideja origjinale për normalizim të marrëdhënieve.
“Zgjerimi i ombrellës është që aty të jetë njohja dhe Asociacioni. Tash Lajçak po thotë që aty është vetëm Asociacioni. Njohja i përket Serbisë kur do ajo, do të thotë, ky është pozicion i Serbisë. Nëse Lajçak e artikulon atë, thotë që ky është pozicion i Serbisë. Nëse Lajçak e artikulon këtë dhe thotë që ky është pozicion i BE-së, atëherë ne mund të themi që Lajçak paska kontribuar që ky pozicion zyrtar i BE-së të jetë kjo që e përfaqëson Serbia. Mua nuk më duket kjo e drejtpeshuar fare. Është devijim prej idesë origjinale. Ideja origjinale është nuk ka Asociacion pa njohje. Nuk mund të marrësh Asociacion dhe të heqësh dorë prej idesë së njohjes. Quajeni si dush, njohje de-facto, është njohje e shtetësisë së Kosovës. Serbia duhet të pajtohet që kur e kalon kufirin në Merdar, është një shtet tjetër që ekziston. Duhet të na njohë flamurin, duhet të na njohë simbolet, nuk duhet që të na pengojë kur aplikojmë në organizata ndërkombëtare”, tha tutje kryeparlamentari, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












