Kosova
Xherdan Shaqiri shpreh dashurinë për Fadil Vokrrin
Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, javën e kaluar qëndroi në Kosovë në kuadër të ndeshjes që zhvilloi me ekipin përfaqësues të Zvicrës kundër Kosovës në eliminatore për Euro 2024.
Në ndeshjen që Kosova arriti të nxjerrë barazim, Shaqiri u zëvendësua dhe u duartrokit nga të pranishmit në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Telegrafi.
Ai nga kjo vizitë ka nxjerrë edhe një fotografi pranë legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, e cila gjendet në stadiumin që mban emrin e tij.
Paraqitjen e tij në këtë stadium e kritikuan mediat zvicerane, por se Shaqiri u shpreh se “unë i kam rrënjët këtu, e bëra për Kosovën”, përcjell albinfo.ch.
“Ka qenë nder i madh që isha këtu, duke luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kam pasur shumë marrëdhënie të mira me ish-presidentin, ishte nder për të parë këta tifozë, është privilegj dhe nuk kam për ta harruar”, kishte thënë futbollisti nga Gjilani.
Mediat zvicerane përpos Shaqirit, kanë kritikuar edhe kapitenin e ekipit zviceran që po ashtu është Shqiptar, Granit Xhakën.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













