Lajme
Italia “pushtohet” nga emigrantët
Dhjetëra varka në brigjet e Lampedusës gjatë 24 orëve
Raportohen se dhjetëra varka të mbushura me emigrantë të paligjshëm nga Tunizia përmbytën Lampedusën të mërkurën, përcjell albinfo.ch.
Rreth 7 mijë emigrantë të paligjshëm kanë mbërritur në një hark kohor prej rreth 24 orësh, gjë që është tregues i situatës së vështirë në Itali.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, përmendi çështjen e emigracionit të paligjshëm gjatë një interviste në radion dhe televizionin publik Rai.
“Çështja e zhvendosjeve është e një rëndësie dytësore, muajt e fundit ato kanë qenë minimale. Problemi është ndalimi i ardhjes së emigrantëve në Itali, por ende nuk shoh që të vijnë përgjigje konkrete”, theksoi Meloni.
Ajo konfirmoi se “disa kohë më parë Italia informoi partnerët e saj se nuk mund të marrë automatikisht ata që kërkuan azil në vende të tjera dhe fillimisht kishin hyrë në Evropë nga Italia. Pikat tona të nxehta janë plot dhe Europa duhet të na ndihmojë të mbrojmë kufijtë tanë”, tha kreu i qeverisë italiane.
Duke folur me anëtarët e Shoqatës së Korrespondentëve të Huaj të Romës, Sekretari i Ligës dhe ministri italian i Transportit, Matteo Salvini, tha:
“Problemi janë largimet nga Tunizia, nuk ushtrohet kontrolli i nevojshëm. Dhe mund të them se kjo rritje e ardhjeve në Lampeduza nuk është e rastësishme. Mendoj se dikush kërkon të vërë në një pozitë të vështirë, një qeveri që nuk është e përshtatshme”.
“Trafikimi i qenieve njerëzore është në duart e krimit të organizuar, ka të bëjë me fitime miliona euro dhe një “akt lufte” kundër Italisë. Nëse ardhjet vazhdojnë me këtë ritëm, vendi im do të shembet”, tha ministri italian i Transporteve dhe zëvendëskryeministri i qeverisë.
Sipas Salvinit, “vdekja e fëmijës vetëm pesë muajsh, mbrëmë jashtë Lampedusës, simbolizon vdekjen sociale dhe politike të Evropës” dhe “Italia ka mbetur vetëm, me Gjermaninë dhe Francën, të cilat në orët e fundit vendosën të mbyllin dyert e tyre”.
Ai theksoi gjithashtu se “nëse Italia detyrohet të merret vetëm me emigracionin dhe refugjatët, asnjë lloj ndërhyrje nuk mund të përjashtohet. Çështja kryesore është mbrojtja e kufijve jugorë të Evropës”, nënvizoi Matteo Salvini.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi











