Kosova
Glauk Konjufca: Nuk mund të pranohet bosnjëzimi i vendit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas ceremonisë së shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, ka deklaruar se jo të gjitha marrëveshjet me Serbinë mund t’i pranojë Kosova.
Sipas tij, nuk mund të pranohet bosnjëzimi i vendit, derisa ka shtuar se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka ekipin e tij që t’i analizojë ato nëse janë me interes apo jo, shkruan albinfo.ch.
“Ne nuk do të lodhemi kurrë që edhe më tutje të argumentojmë me Bashkësinë Ndërkombëtare që kjo është një pozicionim prej të cilës Kosova nuk mund të heqë dorë. Po të hiqte dorë, mund të qojmë në bosnjëzimin e Kosovës. Populli e ka votuar Lëvizjen Vetëvendosje përpos arsyeve të tjera, unë mendoj që njëra prej arsyeve kryesore, qendrore pse Lëvizja Vetëvendosje ka fituar para dy vjetëve, me e stopu këtë proces të bosnjëzimit të Kosovës”, ka thënë ai.
Ai e ka kritikuar Bashkimin Evropian, për qasje të pabalancuar mes dy vendeve.
“Mua më duket e pabalancuar, sepse të gjitha kërkesat që parashtrohen në drejtim të Kosovës korrespondojnë me ato që na i kërkon neve vetë Serbia, sikur dorëheqja pa kurrfarë procedure e kryetarëve të komunave, zhvleftësimi i procesit demokratik edhe i ligjshmërisë së institucioneve tona, të gjitha këto janë kërkesa të Serbisë dhe fatkeqësisht Bashkimi Evropian po na i kërkon këto. Ne nuk mund ta shkelim shtetin tonë. Do të shkojë përmes kushtetutshmërisë, përmes ligjeve të cilat kanë para shikueshmëri. Është transparent procesi se kur japin kryetarët e komunave dorëheqje se çka ndodhë në Republikën e Kosovës. Kjo do të ndodhte edhe në komunat e tjera jo vetëm në atë të veriut. Sot, një kryetar i pjesës së këtyre komunave të tjera nëse jep dorëheqje organizohen zgjedhjet”, ka deklaruar ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









