Shqipëria
Shqipëria, ndër 12 destinacionet më të mahnitshme për zbulime kulturore
Ky vend i Evropës Jugore ka shumë gurë të çmuar të fshehur
Bota është e madhe, e bukur dhe emocionuese, e përbërë nga kultura të ndryshme magjepsëse. Kultura është thelbësore për ekzistencën njerëzore dhe përshkruan besimet, vlerat dhe traditat e përbashkëta, sipas të cilave jeton çdo komunitet!
Udhëtimi në vende me kultura të ndryshme mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Jo vetëm që na ofron perspektiva të reja për botën, por gjithashtu na ndihmon të krijojmë lidhje të pasura dhe kuptimplote me një gamë më të gjerë njerëzish, shkruan në një artikull gazetarja Elise Christian, të botuar në të përditshmen britanike restless.co.uk, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Shqipëria është renditur mes 12 destinacioneve më të mahnitshme për zbulime kulturore.
Ndërsa Shqipëria ka përjetuar një fluks turistik vitet fundit, kultura e saj rurale mbetet e jashtëzakonshme, ku shumë vendas ende jetojnë nga bujqësia dhe blegtoria.
Shqipëria është gjithashtu një vend me plazhe të mahnitshme, fshatra idilike, pamje mahnitëse të Alpeve dhe vende të pabesueshme historike, siç janë mbetjet e Perandorisë Osmane.
Ky vend i Evropës Jugore ka shumë gurë të çmuar të fshehur.
Për shembull, “Syri i Kaltër” misterioz është një burim uji verbues blu me një thellësi të panjohur në jug, ndërsa në qytetin e Gjirokastrës, i përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, shtëpitë prej guri ngjajnë me fortesa të vogla dhe rrugët me kalldrëm të çojnë të gjitha drejt Pazarit.
Tani është koha për të zbuluar këtë vend jashtëzakonisht të larmishëm, i cili ka mbetur një nga enigmat më të mëdha të kontinentit.
Vija bregdetare e saj gjarpëruese, e quajtur Riviera Shqiptare, është e mbushur me plazhe ëndërrimtare, të mbuluara me ujëra të thellë blu, dhe vendpushime magjepsëse, si Dhërmiu dhe Ksamili.
Në brendësi të vendit do të gjeni male të larta, kala, kështjella të shkatërruara dhe rrënoja të panumërta të lashta greke dhe romake.
Nëse jeni adhurues i historisë, i aventurave ose i pasionuar pas plazhit, Shqipëria ofron gjithçka për të gjithë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












