Shqipëria
Sa u rritën pagat në Shqipëri
Qeveria shqiptare synon që pagën mesatare ta dërgojë në 900 euro
Në tremujorin e dytë të vitit paga mesatare në Shqipëri arriti nivelin 70 905 lekë, sipas të dhënave të fundit të INSTAT, ose 16.9% më shumë se e njëjta periudhë vitin e kaluar.
Kjo rritje galopante me katër herë mbi normën e inflacionit, është ndikuar kryesisht nga reforma e ndërmarrë nga qeveria për pagat në administratën publike. Rritja për pagat në shtet është me 20%, ndërsa niveli mesatar është 82 200 lekë nga 68.2 mijë lekë. Më i rezervuar është treguar sektori privat, ku rritja ishte 14%, për të arritur në 65.9 mijë lekë nga rreth 57 mijë lekë. Momentalisht 110 lekë janë 1 euro.
Gjatë tremujorit të dytë 2023, aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto, më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit dhe Informacioni dhe Komunikacioni, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Qeveria shqiptare synon që pagën mesatare ta dërgojë në 900 euro dhe ka premtuar edhe rritje të tjera për sektorin publik gjatë vitit të ardhshëm.
Nëpërmjet kësaj reforme pagash ekzekutivi synon të tërheqë pas edhe privatin për të arritur një nivel të ri pagash mesatare në vend që do ta bëjë Shqipërinë konkurruese në rajon.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












