Kosova
Presidenti serb: Vështirë për ne, përfaqësuesit e Brukselit gjithmonë do ta mbështesin pavarësinë e Kosovës
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sa i përket takimit të 14 shtatorit, në kuadër të dialogut në Bruksel, ka deklaruar sot se “nuk e di nëse do të jetë e vështirë”, pasi sipas tij, asnjëherë nuk është lehtë në të tilla takime, pasi edhe Brukseli e mbështet pavarësinë e Kosovës.
“Nuk e di se a do të jetë e vështirë, kjo është gjithçka që mund t’ju them, sepse nuk është se ka qenë e lehtë, prandaj po flasim me Albin Kurtin, sepse po flasim me përfaqësuesit e Brukselit, të cilët e dini se çfarëdo që të thonë ata, gjithmonë do ta mbështesin pavarësinë e Kosovës në një mënyrë apo tjetër, kështu që për ne është gjithmonë e vështirë, çfarë të bëjmë”, tha ai sot në Shkup, shkruan albinfo.ch.
Në lidhje me takimin sot, në kuadër të Procesit të Brdo-Brionit, ai e cilësoi si ditë të qetë, pasi tha se janë dakorduar që çështjet me Kosovën t’i diskutojnë në Bruksel.
“Sot patëm një takim në kuadër të nismës Brdo-Brioni, falënderues për mikpritjen e miqve tanë maqedonas dhe presidentit Pendarovski, si dhe zonjës Pirc Musar, presidentes të Sllovenisë dhe Zoran Milanoviq, të cilët po përpiqen të bëjnë më të mirën për të gjetur një emërues të përbashkët, folëm për të ardhmen evropiane. Për disa është entuziazmi më i madh, e për disa është më pak, gjithsesi mendoj se sot ishte një diskutim shumë i drejtë dhe konstruktiv, nuk pati debate dhe grindje të mëdha, pasi Prishtina dhe problemet tona i lamë për të enjten dhe me Brukselin, ndaj sot folëm më shumë për vetë rajonin dhe Ballkanin perëndimor drejt Bashkimit Evropian se për çdo gjë tjetër”, tha Vuçiq.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












