Futboll
Sylvinho tregon si mposhtën Poloninë dhe ambiciet me kuqezinjtë
Trajneri Sylvinho ndan fitoren me tifozerinë kuqezi, të cilët i falënderon për mbështetjen fantastike dhe ambientin e krijuar.
Trajneri brazilian analizon fillimin e vështirë dhe mënyrën si arriti të dërgojë skuadrën te fitorja, raporton Supersport, transmeton albinfo.ch.
Çfarë i keni bërë kësaj skuadre, që arrin të ngre peshë zemrat e të gjithë shqiptarëve?
Dua t’u bëj një kompliment të gjithë tifozëve që kishim sot në stadium, që ishin të mrekullueshëm. Krijuan një ambient të jashtëzakonshëm, duke na ndihmuar shumë të gjithëve, ndaj kjo është një fitore e gjithë popullit shqiptar. Ishte shumë e rëndësishme të mos humbnim dhe, për fat, ia dolëm, pra duhet të vijojmë të bëjmë kujdes, pasi tani kemi edhe Moldavinë nga mbrapa. E dinim historinë e kundërshtarit, por mendoj që e kemi merituar fitoren.
Vuajtëm pak në fillim, por goli i anuluar i tyre na zgjoi…
Ishim vendosur mirë në fushë, por na mungonte një pasim i fundit përpara. Më pas e morëm veten mirë dhe bëmë një ndeshje shumë të mirë, me shumë zemër dhe shumë shpirt në fushë.
Mitaj dhe Hysaj thuajse nuk u panë asnjëherë të dalin në fundore. Nuk ia dolën apo ishte këshilla juaj?
Jo, nuk ia dolën. Si Hysaj, edhe Mitaj nuk kishin mundësi të shkonim shumë përpara, pasi kishin përballë lojtarë shumë të fortë, që nëse u lë hapësira, të vrasin.
Polonia na bëri një presing të lartë. Si do ta zgjidhnit këtë problem, nëse nuk do të kishim shënuar të supergol me Asanin?
Ndeshja zgjidhet për 90 minuta. Në fillim nuk ishte një moment i mirë për ne, por e morëm veten shpejt. Ata na vunë në vështirësi, por me disa ndryshime, morëm më shumë hapësirë. Ata bënë presin të lartë, por ishin të paqartë në finalizim, në pasimet finale.
Një skuadër cinike, që fiton edhe kur nuk krijon shumë…
Ne punojmë shumë në pjesën e organizmit, por pas kësaj qëndron cilësia e lartë e futbollistëve. Kemi lojtarë të shpejtë, të fortë, që shënojnë si Barjami, Cikalleshi, Uzuni, Muçi, Bajrami, etj., etj. Janë lojtarë që bëjnë tranzicion shumë të shpejtë dhe janë të aftë të shënojnë gola.
“Goli nuk hyn asnjëherë rastësisht në rrjetë”, ka thënë dikur ish-presidenti i Barcelonës…
E di mirë atë shprehje dhe pas kaq shumë vitesh në futboll, jam plotësisht i bindur që ka të drejtë. Lojtarët hyjnë me dëshirë në fushë dhe janë të gjithë bashkë. Ne menaxhojmë grupin dhe ata janë gjithmonë gati për të dhënë maksimumin.
A do të jetë e vështirë t’i gjesh vend edhe Brojës në tetor?
Është një futbollist i madh dhe shpresojmë ta kemi shumë shpejt në skuadër. Është një dëmtim i rëndë, që kërkon 9 muaj rikuperim. Do të shkojmë në Londër ta ndjekim dhe të flasim me të. Nëse do të jetë në gjendje, atëherë nuk e kemi problem t’i gjejmë vend. Por nuk do të nxitohemi dhe duhet të tregojmë kujdes.
Çfarë u the lojtarëve në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes?
U thashë se sot është dita jo vetëm e tyre, por e të gjithë shqiptarëve, të gjithë duhet të fitojmë. Ne kemi një skuadër të fortë dhe kemi fituar, sepse e kemi merituar. Por në fund u thashë që nuk ka përfunduar asgjë. Është një grup i vështirë dhe ka akoma shumë momente të vështira. Na presin edhe tri finale dhe duhet ta trajtojmë çdo ndeshje me rëndësinë maksimale.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri












