Kosova
ABK: Rreth 17 mijë të rinj në Kosovë presin nga 5 vjet për t’u punësuar
Aleanca Kosovare e Bizneseve ka njoftuar se mesatarisht rreth 17 mijë të rinj në Kosovë presin nga 5 vjet për t’u punësuar, teksa u tha se brenda vitit tregut i shtohen rreth 25 mijë persona të aftë për punë.
“Mesatarisht rreth 17 mijë të rinj presin për punë rreth 5 vjet. AKB ka bërë një studim hulumtues për 10 vjetët e kaluara rreth tregut të punës në Kosovë, ku mesatarisht punësohen rreth 8 mijë të papunë, kurse në tregun e punës shtohen rreth 25 mijë persona të aftë për punë”, shkruajnë nga kjo aleancë në Facebook, përcjell albinfo.ch.
Sipas tyre, Kosova vazhdon të jetë vendi me pagën me të ulët në Ballkan.
“Nga studimi del se një i ri duhet të presë rreth 5 vjet për t’u punësuar në Kosovë për një pagë mesatare rreth 300 euro në muaj si fillestar, e pas një deri në dy vjet, deri 400 euro. Kosova vazhdon të jetë vendi me pagën me të ulët në Ballkan dhe me natalitetin më të lartë në BE, me këtë trend aktual Kosova rrezikon të mbetet pa të rinjtë dhe pa fuqi punëtore”, thuhet në njoftim.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











