Kosova
Borrell: Takimi i radhës Kurti – Vuçiq, më 14 shtator
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka njoftuar se më 14 shtator do t’i ftojë në takim të nivelit të lartë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në një konferencë për media, Borrell ka njoftuar se bashkë me Presidencën Spanjolle të BE-së synojnë një takim të ministrave të shteteve anëtare të BE-së me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor për ta analizuar situatën në rajon, teksa u shpreh se ky takim do të mbahet në fund të shtatorit, shkruan albinfo.ch.
“Më 14 shtator do të mbaj takim të ri të nivelit të lartë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si lehtësues, për të kërkuar zgjidhje”, ka thënë ai, ndërsa shtoi se procesi i zgjerimit është diskutuar me ministrat e Jashtëm të BE-së dhe ky proces ka marrë kah të ri pas luftës në Ukrainë, megjithatë ka shtuar se procesi do të zbatohet “në bazë të meritave”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pritje deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë, ja gjendja në pikat kufitare Pritjet më të gjata regjistrohen në Dheu i Bardhë dhe Merdarë... -
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes -
Dy talentë të Prishtinës ftohen nga akademia e PSG-së -
Romë
Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë -
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore











