Shqipëria
Shqipëria merr Presidencën e dytë të Këshillit të Sigurimit
Shqipëria nga nesër merr për herë të dytë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB
Bëhet e ditur nga ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, se Shqipëria merr Presidencën e dytë të Këshillit të Sigurimit në OKB më 1 shtator, përcjell albinfo.ch.
Xhaçka deklaroi se marrja e Presidencës vjen në një moment të vështirë, kur bota përballet me një sërë krizash serioze.
Ajo u shpreh se Presidenca e Këshillit të Sigurimit i jep Shqipërisë mundësinë të përcaktojë se cilat situata krizash marrin vëmendjen e posaçme të Këshillit të Sigurimit.
“Marrja e Presidencës vjen në një moment të vështirë, kur bota përballet me një sërë krizash serioze Presidenca e KS na jep mundësinë të përcaktojmë se cilat situata krizash marrin vëmendjen e posaçme të KS. Shqipëria ka akumuluar gjatë 20 muajve të fundit një eksperience të vyer në tryezën e KS. Performanca e suksesshme që kemi pasur gjatë këtij mandati, na jep avantazh në sytë e aleatëve e partnerëve. Janë dy momente të rëndësishme të kësaj Presidence.
Bëhet fjalë për një platformë bashkëpunimi, që garanton shpërndarjen e ndihmave humanitare kudo në botë, në kohë krizash. Çka mundëson që bizneset e mëdha të ofrojnë kontributin e tyre, në plotësim të mekanizmave ekzistues të ndihmës humanitare. Kjo përmirëson dhe përshpejton mënyrën se si shpërndahen këto ndihma e kontribute.
Kjo iniciativë inovative u vjen në ndihmë korporatave dhe bizneseve të mëdha, duke lehtësuar kontributin e tyre humanitar. Ideja është pritur mjaft mirë dhe ka gjetur mbështetje nga aktorë e grupe interesi. Merita i takon vendit tonë si një nga iniciatorët që e ka sjellë atë në vëmendje të KS-së.
Aktiviteti tjetër shënjues i presidencës tonë i kushtohet agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës. Si bashkëpenëmbajtës me SHBA-në, kjo është një nga çështjet që ka shënjuar mandatin tonë. Ka bërë që Shqipëria të fitojë respektin dhe admirimin e partnerëve e aleatëve. Ne do të organizojmë një Debat të Hapur të nivelit të lartë në KS.
Debati do të fokusohet në pasojat e agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës. Si dhe në përpjekjet e përbashkëta për të forcuar multilateralizmin dhe respektin për ligjin ndërkombëtar. Aktivitete e ngjarje të tjera do të shënojnë shtatorin në OKB, edhe gjatë javës së Asamblesë Parlamentare. Aktivitetet që ju prezantova më lart janë pa dyshim momentet kulmore të Presidencës sonë. Janë dy aktivitete shënjuese që do të lënë gjurmë në konsolidim të performancës së suksesshme të vendit tonë në KS”, u shpreh ajo.
E-Diaspora
-
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau Librat janë siguruar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, në mbështetje të... -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje












