Kosova
Kryeministri i Kosovës: Atmosfera me pesë vendet mosnjohëse, më e mirë se më parë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Forumin Strategjik të Bledit, ka thënë se pret që pesë vendet mosnjohëse, anëtare të Bashkimit Evropian, të ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe t’i bashkohen shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian që e njohin pavarësinë e Kosovës.
“Janë disa hapa të vegjël konkretë dhe shpresojmë që ata të ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe në këtë mënyrë t’i bashkohen shumicës së vendeve të BE-së që na njohin. 22 nga 27 vende na njohin në BE, 26 nga 30 në NATO dhe 34 nga 36 në Këshillin e Evropës”, ka thënë ai.
Kurti deklaroi se Kosova është në krye të gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor sa i përket sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, lirive politike dhe të drejtave civile dhe pret që të ketë më shumë bashkëpunim e t’i bashkohet BE-së jo vetëm për të përfituar prej saj, por edhe për të kontribuuar.
Në anën tjetër, ai ka konsideruar se është e rëndësishme të ketë njohje reciproke brenda Ballkanit Perëndimor.
“Ajo që unë e konsideroj të rëndësishme për rajonin tonë është që me këto njohje, njohje reciproke të mbarojmë të 6 vendet e BB-së si rajon, sepse njohjet de-facto dhe de-jure janë të ndara në Ballkan. Dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave në gjithë rajonin. Mendoj se brenda pak vitesh ne mund të bëhemi anëtarë të BE-së”, është shprehur ai.
I pyetur për situatën në veri, Kurti ka treguar se tash e dy muaj nuk ka protesta të dhunshme dhe është ulur dy herë për nga 25 për qind prania e Policisë së Kosovës.
“Ne kemi nevojë për deeskalim, kemi nevojë për zbutjen e tensioneve dhe tash e dy muaj që në komunat veriore të Kosovës nuk ka protesta dhe incidente të dhunshme, ne kemi ulur dy herë për 25 për qind të Policisë së Kosovës në këto ndërtesa komunale dhe mezi pres që kemi zgjedhje të parakohshme në komunat veriore dhe shpresoj se do të kemi një fushatë të drejtë dhe të hapur për zgjedhje të lira dhe demokratike, kemi nevojë për ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, por në anën tjetër, besoj se njerëzit në Kosovë e kuptuan se ata që integrohen, ata jetojnë më mirë”, ka thënë ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pritje deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë, ja gjendja në pikat kufitare Pritjet më të gjata regjistrohen në Dheu i Bardhë dhe Merdarë... -
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes -
Dy talentë të Prishtinës ftohen nga akademia e PSG-së -
Romë
Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë -
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore














