Futboll
Përse gratë në futboll paguhen më pak se burrat?
Ndërsa Kupa e Botës e Grave në futboll u përmbyll me fitoren e Spanjës, vëmendja po rikthehet tek pabarazitë gjinore në këtë sport, në veçanti përsa i përket pagesës. Kapitenia e ekipit të grave të Anglisë merr 125 herë më pak të ardhura se sa kapiteni i ekipit të meshkujve në kampionatet mes klubeve të futbollit.
Me medaljet e arta të varura në qafë, ekipi i grave të Spanjës në Kupën e Botës festoi fitoren 1-0 ndaj Anglisë.
Por, megjithëse Kupa e Botës e FIFA-s për gratë mund t’i ngjasojë asaj të burrave, paratë që e financojnë atë nuk janë njëlloj.
Lojtaret gra të futbollit përballen me kushte shumë të ndryshme pune krahasuar me homologët e tyre burra.
Megjithëse ishte fajësuar prej kohësh për mungesën e interesit nga publiku, Kupa e Botës e Grave po fiton tashmë popullaritet.
Po përse, pra, ky hendek financiar?
“Përsa u përket sponsorëve, atyre u interesojnë shifrat. Niveli i angazhimit përgjatë kampionatit ka qenë shumë i lartë, me gjithë oraret kur janë luajtur ndeshjet. Nuk ishte ideale nga pikëpamja e transmetimit. Janë nga një përbërje e ndryshme demografike ata që shohin lojërat e grave krahasuar me të burrave, dhe mendoj se kjo tërheq një tjetër shtresë sponsorësh që kërkojnë të ndërtojnë marrëdhënie më të ngushta me influencuesit dhe audiencën e re”, thotë Kieran Maguire, ekspert i financave të futbollit.
Vitin e kaluar, Argjentina fitoi kupën e botës për burrat.
Ylli i futbollit, Lionel Messi, i cili nënshkroi rishtazi kontratën me ekipin Inter Miami, mësohet se ka fituar rreth 50 – 60 milionë dollarë në vit nga klubi i tij i futbollit.
“Për sa u përket ekipeve të Anglisë, si burrat, edhe gratë marrin të njëjtat pagesa nga Shoqata e Futbollit. Kur bëhet fjalë për futbollin mes klubeve, nëse shikon klubet në krye të Premier League, ato fitojnë nga 637 – 765 milionë dollarë, ndërsa klubet në Ligën e Futbollit të Grave (WSL) janë ndoshta në nivelin 6.3 – 8.9 milionë dollarë. Kështu që mundësia për të dhënë rroga mbështetet tek kapacitetet e klubeve për të krijuar të ardhura”, thotë zoti Maguire.
Kapitenia e grave të Anglisë, Leah Williamson, e cila nuk mundi të marrë pjesë në Kupën e Botës për shkak të një lëndimi, mësohet se ka pasur 255 mijë dollarë të ardhura.
Homologu i saj në ekipin e burrave, Harry Kane, u transferua rishtazi tek Bajerni i Mynihut, me një kontratë katërvjeçare që u njoftua se do të ketë një vlerë të përgjithshme prej rreth 110 milionë dollarësh, ose gati 32 milionë dollarë në vit.
Kjo është 125 herë më shumë se shpërblimi për zonjën Williamson/euronews
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










