Kosova
Pas vdekjes së punëtorit në Prizren, sindikatat kërkojnë siguri në punë
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka bërë thirrje për rritjen e sigurisë në vendet e punës, pas vdekjes së një punëtori në Prizren.
Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, në një postim në Facebook u ka kërkuar autoriteteve të marrin masa e të rritet siguria në vende të punës.
“Në këtë moment të trishtë e në kujtim të punëtorit Shpejtim Gashi, ne, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, kërkojmë një hetim të hollësishëm mbi ngjarjen që ka ndodhur dhe kërkojmë përgjegjësi për çdo shkelje të ligjit që mund të ketë ndodhur. Kjo është e detyrueshme për të mbrojtur të drejtat dhe sigurinë e të gjithë punëtorëve tanë”, ka shkruar Hykolli, përcjell albinfo.ch.
Është kërkuar reagim i menjëhershëm nga Qeveria.
“Po ashtu duam t’ia përkujtojmë partnerit tonë social – Qeverisë që është detyrimi i saj kushtetues të mbroj jetën dhe të drejtat e qytetarëve tanë, përfshirë këtu edhe punëtorët. Kërkohet një ndërhyrje e menjëhershme për të adresuar çështjet e sigurisë në vendet e punës dhe për të siguruar se punëtorët kanë mundësi të sigurojnë një jetë të denjë dhe të sigurt për familjet e tyre. Familja e punëtorit të humbur dhe miqtë e tij janë në mendjet dhe zemrat tona në këtë moment të vështirë. Ne përcjellim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe mbështetjen tonë më të madhe për ta. Ndihma dhe solidariteti ynë për ta do të jetë konstant. Në emër të të gjithë sindikalistëve shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe respektin ndaj Shpejtimit”, është thënë nga Hykolli, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









