Lajme
Escobar: Korrupsioni, problem i madh në Ballkanin Perëndimor
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, konsideron se korrupsioni është një problem madhor në këtë rajon, ndërsa u shpreh se Washingtoni dëshiron ta shohë rrugën evropiane të hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përcjell albinfo.ch.
“Korrupsioni është një problem i madh në gjithë rajonin. Jam i lumtur të shoh se gjatë procesit të anëtarësimit fokusi është në sundimin e ligjit si kusht për anëtarësim në BE”, tha ai.
Ai u shpreh se ka edhe një arsye tjetër pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të shohin të gjithë rajonin në Bashkimin Evropian.
“Çdo vend që u bashkua me BE-në është më i qëndrueshëm, më i avancuar dhe më i drejtë për sa i përket drejtësisë për qytetarët e tij. Kjo është një arsye tjetër pse duam t’ju shohim në rrugën e anëtarësimit në BE”, deklaroi ai.
Ndër të tjera, në një intervistë për portalin maqedonas 360 Gradë, Escobar tha se së shpejti edhe disa persona nga Maqedonia e Veriut do të sanksionohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Administrata e Presidentit Biden është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit, sepse ai përfaqëson korozion për shoqërinë. Nuk mund të shpallim sanksione, por të jeni të sigurt se do të ketë masa”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes Revista prestigjioze amerikane e cilëson këngëtaren shqiptare “mbretëresha e Sunny Hill Festival” dhe vlerëson ndikimin e... -
Pritje deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë, ja gjendja në pikat kufitare -
Dy talentë të Prishtinës ftohen nga akademia e PSG-së -
Romë
Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë -
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore












