Kosova
Kosova pret që Ukraina të marrë “vendime të guximshme” për raportet mes vendeve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova pret nga Ukraina të marrë “vendime të guximshme” për të themeluar raporte ndërshtetërore, pasi Kosova është partnere e natyrshme e Ukrainës.
Në një organizim të ambasadave të huaja në vend për shënimin e 32-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës, është përshëndetur përkrahja që Kosova i ka dhënë Ukrainës.
“Përkrahja jonë është parimore dhe orientohet nga vlerat e rrënjosura thellë në themelet e shtetit tonë tonë sovran. Presim që Ukraina do të kthejë mbështetjen kah Kosova si shtet i pavarur dhe sovran dhe një aleate e natyrshme në këtë rajon. Lufta i ka afruar popujt tanë dhe tani është koha për vendime me kurajë për të themeluar edhe raportet tona”, ka thënë Osmani.
Ukraina vazhdon të mos e njohë Kosovën si shtet, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve Ekspozita u organizua në Universitetin Duisburg-Essen nga Konsullata e Kosovës në Dyseldorf dhe IKKL, në kuadër... -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI”
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri












