Lajme
Trump niset për t’u përballur me arrestimin
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është larguar nga resorti Bedminster në New Jersey, për në drejtim Georgia. Nga aty, ish-presidenti pritet të arrestohet formalisht.
Fotoja e mësipërme tregon momentin kur autokolona e Donald Trump-it u nis nga resorti i ish-presidentit në Bedminster në New Jersey në drejtim të aeroportit në Newark.
Kujtojmë se Rudy Giuliani, ish-avokati personal i Donald Trump, u vetëdorëzua të mërkurën pranë autoriteteve të burgut në kontenë Fulton, pas akuzave se ai ka ndihmuar në organizimin e përmbysjes së rezultatit për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, për shtetin e Georgias, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Dorëzimi ishte një moment i vështirë për vetë Giulianin, ish-prokuror federal, i cili për herë të parë u gjend në këtë situatë, ku akuzat rëndojnë personalisht ndaj tij, një njeri që vetë ka qenë pjesë e sistemit të drejtësisë.
Njësoj si Trump, edhe Giuliani përballet me 41 akuza për çështjen e mashtrimit me zgjedhjet e 2020-ës. Po ashtu edhe ai pagoi garancinë për të qëndruar i lirë, plot 150 mijë dollarë.
Sot është radha e ish-presidentit Donald Trump për t’u vetëdorëzuar dhe, siç ai ka thënë, këtë do ta bëjë në orët e mbrëmjes, për të pasur shikueshmërinë maksimale të amerikanëve.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









