Shqipëria
Rama: Nafta e zbuluar në Shqipëri, e njëjtë me atë të Arabisë Saudite
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për naftën që u zbulua në Shqipëri.
Ai e krahason atë më naftën premium të Arabisë Saudite. Rama shton se shpimi ka arritur në 6.000 metra në thellësi të tokës pas një pune 10-vjeçare në zonën e Shpiragut, rreth pesë kilometra larg qytetit qendror të Shqipërisë, Berat.
“Rezerva është aty, në 6002 metra në thellësi të tokës. Është prekur rezerva pas një eksplorimi shumë të vështirë dhe një investimi masiv të bërë për shkak të thyerjes së përsëritur të sondave, si rezultat i formacionit gjeologjik”, tha Rama, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Kryeministri theksoi se ende nuk është ndeshur në ujë, çka do të thotë se, sipas tij, sasia e naftës do të jetë e madhe.
“Sipas analizave të bëra në Holandë nga kompania SHELL, është naftë e së njëjtës cilësi të naftës premuim të Arabisë Saudite”, theksoi ai, përcjell albinfo.ch.
Kërkimet për naftë në zonën e Shpiragut në Berat po kryhen nga kompania SHELL. Pritet të hapen mbi 15 puse. Kryeministri shqiptar tha se, paralelisht, do të bëhen kërkime për naftë edhe në zonën e Dumresë në Divjakë.
Rama shton se ky zbulim do të sjellë një “përfitim të madh ekonomik dhe financiar” dhe se investimi i përgjithshëm në rezervat e naftës do të shkojë në shtatë miliardë euro.
“Kjo pasuri do të ketë ndikim te pensionet, sistemin e arsimit, shëndetësisë, mirëqenien e fëmijëve tanë”, nënvizoi Rama.
Aktualisht një litër naftë kushton 190 lekë ose 1.90 euro, shkruan REL.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










