Kosova
Fushatën e Serbisë kundër Kosovës, BE-ja e sheh si “koment”
Nuk komentojmë mbi komente, shprehet Peter Stano
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, e ka parë si koment fushatën kundër Kosovës, të cilën e ka intensifikuar ditëve të fundit presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Stano në një përgjigje ndaj pyetjeve të KOHËS ka thënë se “rregull të përgjithshëm e kanë të mos komentojnë mbi komente”.
“Si rregull e përgjithshëm ne nuk komentojmë mbi komentet. Ne e kemi bërë mjaft të qartë qëndrimin tonë gjatë ditëve e javëve të fundit dhe nuk ka asgjë të re që duam të shtojmë në këtë fazë”, ka thënë Stano, përcjell albinfo.ch.
Presidenti i Serbisë, Vuçiq, disa ditë më parë në një takim në Hungari me liderin hungarez, Viktor Orban, la të kuptohet se nuk do të ketë marrëdhënie të mira me shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Stano ndërkohë për KOHËN ka thënë se është esenciale që palët t’i kthehen dialogut dhe të implementojnë shpejt Marrëveshjen bazë pa vonesa të mëtutjeshme.
“Ka një pritje të qartë nga ana e BE-së nga palët që të marrin hapa shumë mirë të përcaktuar për depërshkallëzim. Është esenciale që dialogu i lehtësuar nga BE-ja, i drejtuar nga Përfaqësuesi i Lartë, dhe implementimi i shpejtë i Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit të Marrëdhënieve dhe Aneksit të zbatimit, të vazhdojnë pa vonesa të mëtutjeshme”, ka thënë Stano, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










