Lajme
Studim lidhur me efektet anësore të paracetamolit
Në një studim nga revista shkencore “Social Cognitive and Affective Neuroscience” janë gjetur tregues se konsumimi i paracetamolit ndikon në marrjen e më shumë rreziqeve në vendimmarrje, veçanërisht tek ata njerëz që kanë ndjeshmëri të madhe emocionale.
Njerëzit përdorin barrën e tyre emocionale si një pengesë për të mos marrë përgjegjësi. Megjithatë, ky studim ka nxjerrë në pah se përmes konsumimit të medikamenteve, kjo barrierë reduktohet ndjeshëm.
Prandaj, paracetamoli, përveçse një mjet i dobishëm kundër dhimbjeve dhe shqetësimeve, mund të gjenerojë edhe efekt psikologjik te personi që e konsumon. Në këtë mënyrë ndikohet sjellja dhe vendimmarrja dhe ndodh fenomeni i manipulimit afektiv, duke lënë anash ndjenjat.
Ndërkohë studimi e realizoi provën shkencore në tre faza, me qindra studentë si kampion. Në mënyrë të rastësishme, një pjese të tyre iu dha 1000 mg paracetamol (dozë e përdorur për studime psikologjike dhe maksimumi i lejueshëm për konsum të të rriturve). Të tjerëve iu dha një placebo. Ata duhej të prisnin afërsisht 45 minuta që paracetamoli të hynte në fuqi.
Nëpërmjet disa aktiviteteve, studiuesit kuptuan se paracetamoli redukton ankthin në procesin e vendimmarrjes dhe për këtë arsye, ndjenjat negative largohen në një mënyrë që e bën më të lehtë vazhdimin e zbatimit të vendimit. Domethënë, paracetamoli arrin të reduktojë emocionet kur merret një vendim.
Me pak fjalë, ky hulumtim ka vënë në pikëpyetje shitjen pa recetë të paracetamolit në farmaci. Për më tepër, ky propozim mbështetet nga FDA (Food and Drug Administration), në një aspekt tjetër të hulumtuar tashmë në të kaluarën, pasi konsumimi i tepërt i paracetamolit mund të dëmtojë mëlçinë, përgjegjëse për tretjen dhe eliminimin e substancave toksike nga trupi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe Edicioni i dytë i manifestimit u mbajt nga 18 deri më 20 shtator, me aktivitete kushtuar... -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së












