Shqipëria
Mëngjes dhe drekë me 4 euro, turistët low-cost rrëfejnë për Shqipërinë
“Me 4 euro për person ne arrijmë të kalojmë edhe mëngjesin apo drekën në Shqipëri”.
Sokhana dhe Rokhaya Sylla, nga Franca kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre verore, për shkak të çmimeve të ulëta. Jehona në mediat e huaja për Shqipërinë e bukur dhe me çmime të lira, ka bindur edhe këto dy motra të vizitojnë vendin tonë.
“Këtu është e përballueshme për të gjithë, kështu që është shumë mirë për ne”, tha Sokhna Sylla, transmeton A2 përcjell albinfo.ch.
“Unë i vizitova vendet e tjera si Itali, Spanjë etj por Shqipëria ka një sharm tjetër. Çmimet nuk janë shumë të shtrenjta, ne mund të hamë për 4 euro ndërsa në Francë ky çmim do të ishte për 10 euro”, u shpreh Rokhaya Sylla.
Për të tjerë turistë, pritshmëritë e çmimeve, nuk ishin siç kishin dëgjuar në media në vendin e tyre.
“Ishin ndryshe çmimet në restorante më të shtrenjta, edhe pse mund të themi që haje shumë mire”, tregon Giada, turiste italiane.
Përveçse ka tërhequr një numër të lartë turistësh të kësaj kategorie, ky reklamim sipas operatorëve turistik mund të ketë efekte negative për imazhin e vendit tonë.
“Në përgjithësi një pjesë e madhe e këtyre turistëve kanë ardhur me këtë qëllim, janë ballafaquar me çmimet si në vendet e tyre, kanë ngelur të zhgënjyer, kanë thënë jo se nuk qenka e lirë. Reklama që ju bë Shqipërisë se është një vend i lirë, është e gabuar, është e barabartë me rajonin. Nëse i referohen marketit për të blerë gjëra të lira kjo është tjetër histori”, u shpreh Rrahman Kasa nga Unioni Turistik Shqiptar.
Teksa turistët “loë cost” nuk pritet të sjellin fitime të larta në sektorin e turizmit, për një turizëm elitar, sipas Kryetarit të Unionit Turistik, Rrahman Kasa duhen më shumë investime.
“Synimi jonë është të tërheqim turistët cilësor duhet të kemi shërbim cilësor, që për fat të keq shumë pak ofrohet. Kjo ka disa arsye por e para infrastruktura, duke filluar nga rrugët, ndriçimi kazanet etj”, tregoi ai.
Vet kryeministri Edi Rama në një intervistë për mediat italiane lajmëroi se turizmi me kosto të ulëta nuk do të zgjasë edhe për shumë gjatë. Sipas tij, Shqipëria duhet të bëhet gati për turizimin Elitar.
Sipas parashikimeve të shoqatave turistike numri i turistëve të huaj në Shqipëri pritet të arrijë deri në 9 milionë këtë sezon veror
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një i kërkuar nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane në bazë të një letër-rreshtimi ndërkombëtar dhe pas ekstradimit... -
Vizitorë të shumtë nga diaspora zgjedhin Bibliotekën Kombëtare gjatë pushimeve në Kosovë -
Foshnja 1-vjeçare në burg me nënën, e reja shqiptare u arrestua në kthim nga Gjermania -
Gjermani
Flamur dhe Leonora Bogaj, çifti shqiptar që po sfidon stereotipet në industrinë e ndërtimit në Gjermani -
11-vjeçari Triumf Lupçi shkëlqen në arenën ndërkombëtare të pianos, ftohet të performojë në Mozarthaus të Vjenës
Jeta në Austri
-
11-vjeçari Triumf Lupçi shkëlqen në arenën ndërkombëtare të pianos, ftohet të performojë në Mozarthaus të Vjenës Talenti shqiptar, i lindur në Austri dhe që jeton në Kosovë, vazhdon të korrë suksese në... -
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri











