Kosova
Mitrovica e Veriut kërkon lirimin e objektit nga institucionet e Serbisë
Nga Komuna e Mitrovicës së Veriut kanë kërkuar lirimin e një objekti komunal nga institucionet e Serbisë.
Si shkak për këtë vendim përmenden “disa punime të parashikuara që komuna do t’i kryejë në objekte të caktuara komunale”.
“Ne, si Komunë e Mitrovicës së Veriut, kemi shprehur gatishmërinë që çdo institucioni që ofron shërbime në interes të qytetarëve të Kosovës, t’i ofrojmë mbështetje dhe hapësirë pune”, thuhet në deklaratën që komuna i dha Radios Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Paraprakisht, Lista Serbe tha se udhëheqja lokale në Mitrovicën e Veriut ka marrë vendim që për tri ditë t’i “largojë” punonjësit e institucioneve serbe nga ndërtesa në Lagjen e Boshnjakëve.
Ndërkohë LS shton se në këtë objekt janë të vedosura katër institucione që financohen me mjete të Qeverisë së Serbisë: Zyra për Kosovën, Drejtoria e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Qarku Administrativ i Mitrovicës së Kosovës dhe Qendra për Punë Sociale nga Vushtrria, shkruan REL.
Në një komunikatë dërguar mediave, Lista Serbe tha se “kryetarët jolegjitimë” kanë shkuar “një hap më tej” dhe “duan të na i marrin edhe hapësirat”.
Në anën tjetër, nga Komuna e Mitrovicës së Veriut thanë se zyrtarët e tyre i ka pritur nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, i cili u ka thënë se “nuk ka asnjë dokument për objektin” dhe se “nuk e di se në pronësinë e kujt është”, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve Ekspozita u organizua në Universitetin Duisburg-Essen nga Konsullata e Kosovës në Dyseldorf dhe IKKL, në kuadër... -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI”
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri












