Kosova
AAK kërkon shkarkimin e Qeverisë
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, kërkon që Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti të shkarkohet.
Ai thotë se kjo duhet të ndodhë për shkak se Qeveria Kurti me politikat e saj po e dëmton vendin.
“Jemi në një situatë jashtëzakonisht problematike, një situatë shumë serioze, e cila përshkruhet me dobësim të Kosovës në të gjitha rrafshet, si në rrafshin e brendshëm, edhe të jashtëm. Një situatë e cila karakterizohet me krizë pas krize e skandal pas skandali, e cila po reflekton në varfërim të skajshëm të shumë familjeve”, është shprehur Tahiri, përcjell albinfo.ch.
Tutje kërkoi edhe shkarkimin e menjëhershëm të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
“Shqetësuese është sulmi që i bëhet gjyqësorit dhe prokurorisë nga ana e qeverisë, në tentim për të mbuluar skandalin me vjedhjen e rezervave shtetërore. Tani më është fakt që 52.5 tonë miell nuk kanë ardhur në Kosovë, e shumë sasi vaji mungon, ndërkaq dëmi i pretenduar është mbi 600 mijë euro. Për këtë skandal, për këtë vjedhje Qeveria e Kosovës hesht, ndërkaq e akuzon gjyqësorin e prokurorinë. Ky pushtet nuk i beson shtetit të vet. Këta njerëz synojnë të krijojnë sistem të vetin, një sistem paralel. Për të ndodhur një hetim i pavarur, është e domosdoshme të shkarkohet ministrja Hajdari”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Ai shton se Ministria e Arsimit, me vendimin për mossigurimin e librave shkollorë për nxënësit, ka dëmtuar nxënësit dhe ka rënduar gjendjen financiare të shumë familjeve. “Vendimi i MASHTI-t për refuzimin për t’i siguruar librat për nxënësit, është edhe një fakt që kjo qeveri nuk ka synim t’i ndihmojë njerëzit. Ky vendim ka qëllim krijimin edhe të një krize të re, ta dëmtojë buxhetin e shumë familjeve. Kjo krizë ndalet vetëm me shkarkimin e kësaj qeverie”, është shprehur Tahiri, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











