Shqipëria
Serbia kërcënon me luftë, reagon Kryeministri i Shqipërisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ashpër pas kërcënimeve të ministrit serb të Mbrojtjes ndaj stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, duke e konsideruar deklaratën e Vuçeviç të rrezikshme dhe të papranueshme.
“Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme. Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit. Ne kemi arritur në dekadën e fundit në këtë rajon atë që askush nuk mund ta imagjinonte në dekada të pafundme më parë dhe nuk mund dhe nuk do të lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë! Së bashku! Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme”, shkruan Rama, përcjell albinfo.ch.
Vuçeviq tha se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e zemëruan Serbinë aq shumë kur njohën shtetin e Kosovës, saqë për këtë veprim duhet të goditen sikur po goditet Ukraina.
“A po flenë të qetë miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut? A po flini mirë? Ata (Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut) mendojnë se janë në paktin e NATO-s dhe i kanë zgjidhur problemet e tyre…. Kjo është karma e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Kur u bënë anëtarë të kësaj aleance të sigurisë kolektive ose të NATO-s, ata menduan se i kishin zgjidhur të gjitha problemet e tyre dhe se asgjë nuk mund t’u ndodhte më atyre”, thotë Vuçeviq.
Paralajmërimi se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi mund të përballen me probleme dhe se nuk do të qëndrojnë të qetë edhe nëse janë anëtarë të NATO-s, duhet të jetë shqetësues për Aleancën Veriatlantike, veçanërisht kur vjen nga Ballkani Perëndimor, i konsideruar prej kohësh ‘fuçi baruti’ në Evropë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











