Kosova
7 policë serbë të dorëhequr, Presidenca e Kosovës fajëson Serbinë
Shtatë policë të rinj serbë janë dorëhequr deri më tani.
Për këtë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e fajëson Beogradin për presion, frikësim e shantazh ndaj tyre.
“Momentin e fundit kur i numërova, numri i dorëheqjeve kishte shkuar në 7. Sipas hetimeve të institucioneve tona, kjo ka ardhur si pasojë e frikësimit e shantazhimit ndaj tyre nga Serbia. Ky shtet fatkeqësisht po vazhdon me agresion të hapur ndaj Kosovës. Po vazhdojnë që me institucionet e veta ilegale në Kosovë t’u bëjnë shantazh qytetarëve serbë, të cilët janë pro integrimit. Veprimet e tilla janë shkelje flagrante të marrëveshjeve të parapara, pres nga BE-ja që të ndërmarrë veprime ndaj Serbisë dhe Vuçiqit për shkeljet e marrëveshjes së Brukselit, por edhe për shkeljet e standardeve ndërkombëtare”, ka thënë Osmani, raporton RTK, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












