Kosova
Kosovë: Komunat kërkojnë shpërndarjen e teksteve shkollore
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit që të nisë procesin e shpërndarjes së teksteve mësimore në shkollat e komunave të Republikës së Kosovës.
AKK shprehet se kjo vonesë, siç e quajnë tepër e panevojshme, mund të shkaktojë probleme dhe ngecje në fillimin e mbarë dhe të rregullt të vitit shkollor.
“Viti i ri shkollor për çdo vit nis dhe është i planifikuar të nisë në të njëjtën datë. Së këndejmi, vonesat e tilla në shpërndarjen me kohë të teksteve mësimore janë të pakuptimta, por edhe të papranueshme. Asnjë justifikim në këtë vonesë nuk i intereson askujt, e më së paku nxënësve dhe arsimtarëve tanë”, thuhet në reagimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











