Lajme
80 të vdekur nga zjarret në Havai, nisin hetimet
Nga raportet e fundit del se të paktën 80 persona kanë vdekur për shkak të zjarrit që shkatërroi ishullin Maui, në Havai.
Drejtësia ka hapur një hetim për menaxhimin e krizës nga autoritetet, të pyetur nga banorët.
“Numri i të vdekurve është 80”, tha Maui County në një raport të ri të shtunën, duke shtuar se rreth 1,418 njerëz ishin evakuuar në strehimore. Bilanci do të rritet më tej, shkruan RTS.
Të mbijetuarit kanë filluar të kthehen në Lahaina, ish-kryeqyteti i mbretërisë së Havait, pothuajse i rrafshuar nga flakët, të mërzitur para qytetit të tyre të bërë hi dhe plot pyetje.
Maui pësoi ndërprerje të shumta të energjisë gjatë krizës dhe numri i urgjencës 911 ndaloi së punuari në disa pjesë të ishullit.
Ekzistenca e zjarreve të shumta të njëkohshme ndau gjithashtu përpjekjet e zjarrfikësve dhe, në Lahaina, dhjetëra banorë të befasuar u detyruan të hidheshin në det për t’i shpëtuar flakëve, sipas Rojës Bregdetare, përcjell albinfo.ch.
Në këtë kontekst të diskutueshëm, Këshilltarja e Përgjithshme e Shtetit Amerikan të Paqësorit, Anne Lopez, hapi një hetim mbi menaxhimin e krizës.
“Shërbimet e mia janë të përkushtuara për të kuptuar vendimet që janë marrë para dhe gjatë zjarreve dhe për të ndarë rezultatet e këtij auditimi me publikun”, tha ajo në një deklaratë, shkruan RTS.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












