Kosova
Haradinaj fajëson qeverinë për vrasjet në Kosovë
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për vrasjet e fundit.
“Vendi është duke u përballur me sfida të shumta të sigurisë. Krahas qasjes së gabuar politike të qeverisë në veri të vendit e cila ka reflektim serioz edhe në siguri, lloje të ndryshme të krimit e sidomos ato të rënda siç janë vrasjet, lëndimet e rënda trupore, armët pa leje, prezenca e madhe e narkotikëve, janë disa nga aktivitetet e kundërligjshme të cilat po e cenojnë seriozisht jetën e qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, vendi ka punuar për të luftuar këto dukuri por që fajëson qeverinë për qasjen e gabuar.
“Nga viti ne vit efikasiteti i Policisë së Kosovës prekte direkt ndjenjën e sigurisë së qytetarëve duke reduktuar në masë të madhe krimin në përgjithësi, e në veçanti vrasjet dhe krimet e rënda. Qasja e gabuar e Qeverisë dhe e MPB duke zhvendosur elementin kyç në shoqëri, sigurinë publike, brenda agjendës së saje puro politike, kanë bërë që elementet me prirje kriminale të organizohen në banda të cilat sot cenojnë të pa penguara jetën e qytetarëve. Fatkeqësisht siguria publike ne vend, tashmë është duke u sfiduar nga banda të armatosura të cilat nuk zgjedhin as cak e as vend për të terrorizuar qytetarët”, ka theksuar kreu i AAK-së.
Ai tutje thotë se Qeveria nuk ka fuqi të sfidojë personat që kryejnë këto krime.
“Vrasjet e ditëve të fundit, përfshirë edhe vrasjen e një shtetasi të huaj, janë treguesi më i mirë për pasigurinë dhe kërcënimin që ju kanoset qytetarëve si në rrugë, ashtu dhe në ambiente publike, lokale hoteliere e gjetiu. Shfaqja e krimineleve me maska siç ishte rasti i mbrëmshëm në komunën e Skenderajt ku mbeti i vrarë një qytetar dhe u plagosën tre të tjerë, nxjerr në pah pafuqinë e qeverisë si dhe guximin e grupeve kriminale për të vepruar”, shkroi Haradinaj, përcjell albinfo.ch.
Shtoi se me mocion duhet të rrëzohet Qeveria Kurti.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










