Lajme
FBI vret të dyshuarin për kërcënimin e Presidentit Biden
Byroja Federale e Hetimeve në Amerikës, FBI ka vrarë të dyshuarin për kërcënimin e Presidentit të shtetit, Joe Biden.
Agjentët FBI-së po përpiqeshin të zbatonin një urdhër arresti në shtëpinë e të dyshuarit Craig Deleeuw Robertson në Provo, në jug të qytetit Salt Lake, në orën 6:15 të mëngjesit kur filluan të shtënat me armë, thuhet në deklaratën e FBI-së, shkruan Zëri i Amerikës.
Robertson postoi në internet të hënën se kishte dëgjuar se Presidenti Biden po vinte në Utah dhe se po planifikonte të gjente një kostum kamuflazhi dhe “të pastronte pluhurin nga snajperi M24”, përcjell albinfo.ch.
I dyshuari kishte deklaruar se ishte përkrahës i ish-presidentit Trump dhe në të kaluarën ka postuar kërcënime ndaj zyrtarëve të forcave të zbatimit të ligjit që janë duke hetuar atë.
Fqinjët e të dyshuarit Craig Deleeuww Robertson thonë se ai është i dobët, i moshuar dhe ecte me ndihmën e një shkopi.
“Nuk mendoj se ai do të shkonte me makinë në qytetin Salt Lake dhe të qëllonte me armë presidentin. Jam një qind për qind i bindur se ai nuk do ta bënte këtë”, tha fqinji i tij Andrew Maunder, shkruan Zëri i Amerikës.
Postimet në rrjetet sociale treguan se ai kishte në posedim një snajper me rreze të gjatë veprimi dhe shumë armë të tjera, si dhe veshje kamuflimi. Mes tjerash hetuesit thonë që Robertson gjithashtu iu referua një “vrasjeje presidenciale” dhe bëri kërcënime të tjera kundër Prokurorit të Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, Prokurorit të Përgjithshëm Merrick Garland dhe Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James, përcjell albinfo.ch.
Sipas autoriteteve, Robertson kishte shkruar në Facebook në shtator të vitit 2022 se “Është koha e duhur për një ose dy vrasje presidenciale. Së pari Joe, pastaj Kamala!!!”
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












