Lajme
Dremitja gjatë ditës është e mirë për shëndetin e trurit
Gjetja e rregullt e kohës për një sy gjumë gjatë ditës është e mirë për trurin dhe e ndihmon atë të qëndrojë më i madh për më gjatë, thonë shkencëtarët nga University College London.
Një ekip shkencëtarësh tregoi se truri i njerëzve që bënin një sy gjumë të shkurtër gjatë ditës ishte 15 centimetra kub më i madh – ekuivalent me vonimin e plakjes nga tre deri në gjashtë vjet. Shkencëtarët rekomandojnë që ky gjumë të jetë më i shkurtër se gjysmë ore, raportoi BBC-ja.
Por, gjumi i shkurtër gjatë ditës është një sfidë për çdo karrierë, sepse është mjaft e vështirë të flesh në punë.
“Ne sugjerojmë që të gjithë mund të përjetojnë përfitime nga dremitja,” tha dr. Victoria Garfield. Ajo i përshkroi gjetjet si “mjaft të reja dhe emocionuese”.
Dr. Garfield thotë se këshilla për dremitjet e shkurtra gjatë ditës është shumë më e lehtë për t’u zbatuar sesa, për shembull, humbja e peshës ose ushtrimet fizike, gjë që shumë e kanë të vështirë.
Truri natyrshëm tkurret me kalimin e moshës dhe nëse gjumi i ditës mund të parandalojë sëmundje të tilla si Alzheimer, mbetet një pyetje për një studim tjetër.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












