Lajme
Greqia ofron pushime falas për turistët që braktisën Rodosin për shkak të zjarreve
Turistëve që iu shkatërruan pushimet në Rodos për shkak të zjarreve masive do të dëmshpërblehen vitin tjetër me pushime falas.
Ishte kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ai i cili e bëri me dije lajmin. Duke folur për mediat britanike shefi i qeverisë në Athinë tha se në bashkëpunim me autoritetet lokale, do të ofrohet një javë pushim falas në Rodos në pranverën ose vjeshtën e ardhshme për të gjithë ata që i humbën pushimet për shkak të zjarreve.
Greqia është një vend i sigurt, ishte mesazhi i kryeministrit, ndërsa sqaroi se turistët që dëshirojnë ta bëjnë këtë do të mund të kthehen në Rodos vitin e ardhshëm në pranverë për të shijuar ishullin dhe bukuritë e tij./Reuters
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










