Shqipëria
Turistët e huaj “pushtojnë” parkun arkeologjik të Apolonisë
Parku arkeologjik i Apolonisë në Shqipëri është kthyer në një pikë atraktive për vizitorët e huaj.
Shumica janë gjermanë, francezë, italianë ndërkohë që vihet re si trend një shtim i turistëve spanjollë, raporton tch, përcjell Albinfo.ch. Krahasuar me vitin e kaluar ka një rritje prej 75% te numrit te vizitorëve turisteve, duke e sjellë fluksin në nivelet e periudhës së para pandemisë.
“Kishim lexuar dhe studiuar histori arti dhe e njihnim Apoloninë, historinë dhe rëndësinë e saj. Ndaj duke qenë se ishim duke udhëtuar për në Greqi vendosën të kalonim nga Apolonia. Jemi befasuar nga mirëmbajtja, ekspozimi, objektet e ruajtura shumë mirë dhe vlerat artistike dhe kulturore që ato mbartin”, tha turisti gjerman.
“Për herë të parë në Apoloni kam qenë në vitin 1996 dhe pas kaq vitesh po mrekullohem nga transformimet, jo vetëm në shërbimet në park por edhe në infrastrukturën rrugore që të çon drejt parkut”, tha turisti francez.
Dy të rinjtë durrsakë që prej vitesh jetojnë në Gjermani Zabiti dhe Marcela kanë zgjedhur pikërisht këtë vend të mrekullueshëm për të realizuar videoklipin e dasmës së tyre.
“Jemi shumë të apasionuar pas arkeologjisë, jetojmë në Durrës. Idea jonë e videoklipit ishte të ndërthurim të vjetrën me modernen dhe Apolonia ishte një vend perfekt”, u shpreh çifti.
Historia tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë si një alternativë mes rivierës dhe turizmit malor në Shqipëri./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












