Kosova
I riu kosovar aplikoi në 37 universitete, pranohet në të gjitha
Një i ri shqiptar që jeton në Gjermani ka konkurruar në 37 universitete të mjekësisë, dhe në të gjitha u pranua. Përkundër kësaj, Bleron Hajdari zgjodhi që shkollimin ta kryejë në qytetin ku jeton, në Frankfurt të Gjermanisë.
Ky 18-vjeçar që e përfundoi gjimnazin me notë maksimale 1.0, e ka menduar edhe specializimin që do të kryejë, pas 6 vitesh studime, raporton Klan Kosova, përcjell Albinfo.ch.
“Tash po mendoj me ndjekë ortopedinë dhe kirurgjinë, sepse më pëlqen me punu me sport edhe babi jem është tu punu si ortoped, andaj ky është drejtimi i mjekësisë që e kam pa deri tash më së shumti dhe më është dok më interesant”, deklaroi Hajdari.
Ai tha se synimet i kishte të qarta rreth asaj që dëshironte të arrinte, dhe ia doli me punë e disiplinë. E për sukseset e të riut shkruajtën edhe gazetat gjermane.
“Kam marrë pjesë në gara të historisë, matematikës dhe biologjisë, kam dal i suksesshëm në ato lëndë, e për historinë kam mundur të fitojë një çmim nga Ministri i Kulturës i Republikës së Esenit, e për atë kanë nis me shkru gazetarët”, pohoi tutje ai.
Krenar për të arriturat e Bleronit shprehet babai i tij, që vjen nga Skenderaj e i cili po ashtu vepron në fushën e mjekësisë, ku si ortoped punon në Gjermani tash e 30 vjet.
“Është një fëmijë shume i urtë, i sjellshëm, e i disiplinuar, derisa si pikë plotësuese që e ka zgjedhë rrugën e mjekësisë më bën të ndjehem mirë, megjithëse unë nuk ju kam përzi, ka qenë zgjedhja e tij”, tha Muharrem Hajdari.
18-vjeçari do të marrë pjesë në një garë të filozofisë pas një jave, e pastaj do të nis përgatitjet për fakultet./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









