Kosova
Një i vdekur dhe 9 të lënduar në aksidentin në Istog
Një person ka vdekur dhe 9 të tjerë janë lënduar në një aksident në fshatin Dobrushë të Istogut.
Policia dyshon se aksidenti erdhi si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë.
“Ju informojmë se më 31 korrik 2023, rreth orës 22:40, Policia është informuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në fshatin Dobrushё- Istog. Nё vendin e ngjarjes kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR). Nё kёtё aksident ishin tё involvuara njё traktor dhe dy automjete. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur si pasojё e mospёrshtatjёs sё shpejtёsisё dhe tejkalimit tё pasigurt”.
Tutje thuhet se të lënduarit janë duke marrë trajtimin e duhur.
“Nё vendin e ngjarjes kanё arritur zjarrёfikёsit dhe autoambulanca, dhjetё (10) personat e pёrfshirё nё aksident janё dёrguar me autoambulancё dhe me automjete private nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor, aty nga mjekёt kujdestarё ёshtё konstatuar vdekja e njёrit nga personat e lënduar. Me urdhër të Prokurorit shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










