Kosova
Një zëvendësministre largohet nga Qeveria Kurti
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka liruar nga detyra zëvendësministren e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Bërdyna.
Në vendimin thuhet se Bërdyna është liruar të hënën nga detyra, përcjell Albinfo.ch.
Po ashtu në vendim thuhet se Edona Bërdyna obligohet që të bëjë deklarimin e pasurisë.
“Znj. Bërdyna është e obliguar të bëjë deklarimin e pasurisë, në pajtim me Ligjin Nr. 08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave. Obligohet Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Zyra e Kryeministrit për zbatimin e këtij Vendimi”, thuhet në vendim.
Ndryshe, Bërdyna është emëruar zëvendësministre e MASHTI-t më 27 maj të vitit 2021./Albinfo.ch/
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve Ekspozita u organizua në Universitetin Duisburg-Essen nga Konsullata e Kosovës në Dyseldorf dhe IKKL, në kuadër... -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI”
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri













