Kosova
Eurodeputeti austriak: Ende dëshironi sanksione për Kosovën?
Eurodeputeti austriak i shkruan Borrellit, Varhelyit e Lajçakut
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka reaguar sot pas thirrjeve nacionaliste të tifozëve serbë të futbollit, të cilët kanë bërë thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë, përcjell albinfo.at.
You still want to sanction which country? Kosovo? @JosepBorrellF @OliverVarhelyi @MiroslavLajcak Can you see what‘s going on? Let‘s calm down. Let‘s contribute to deescalation, reconciliation, peace. Everyone. All of us. #EU #Kosovo https://t.co/YZ2ocMUNHr
— Lukas Mandl (@lukasmandl) July 28, 2023
Tifo-grupi “Delije” kanë paraqitur një tank si koreografi, ndërsa e kanë shoqëruar me një shkrim ku thuhet: “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”.
E pas këtyre thirrje ka reaguar eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ku në një postim në Twitter ka etiketuar shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe ndërmjetësin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, duke i pyetur nëse janë në dijeni se çfarë po ndodh.
“Ju ende dëshironi të sanksiononi? Kosovën? Josep Borrell, Oliver Varhelyi, Miroslav Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh? Le të qetësohemi. Le të kontribuojmë në uljen e tensionit, pajtimin, paqen. Të gjithë. Të gjithë ne”, shkruan Mandl.
Ndryshe, lidhur me thirrjet nacionalistëve të tifozëve serbë kanë reaguar edhe zyrtarë qeveritarë.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se “në vitin 1990, tifozët e klubit serb të futbollit Crvena Zvezda, të udhëhequr nga mafiozi serb i paditur nga Tribunali për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, Arkan, u revoltuan kundër Kroacisë. Për disa, kjo ishte një shkëndijë e luftërave që pasuan. Dje Crvena Zvezda bëri thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë. Thirrjet për dhunë janë të pandërprera”.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











