Lajme
Si ndikon pirja e kafesë me qumësht në shëndet
Tradita e pirjes së përditshme të kafesë e përfshin edhe kafenë me qumësht, por a keni menduar ndonjëherë se a janë të dëmshme për organizmin dhe deri në ç’masë ushqimet që përmbajnë laktozë ose kafeinë?
Për ta gjetur këtë, megjithatë nevojitet të bëni hulumtime të caktuara, të cilat do të kontribuojnë për një jetë të shëndetshme!
Intoleranca ndaj laktozës është paaftësia ose aftësia e reduktuar për ta tretur sheqerin e qumështit – laktozën. Laktoza me ndihmën e enzimës laktazës (enzima që e shpërbën laktozën) në traktin e tretjes shpërbëhet në pjesë përbërëse.
Në qoftë se në organizëm mungon laktaza për procesin në fjalë, laktoza e shpërbërë arrin në zorrë të trashë, ku prodhon acide dhe gazra.
Laktoza e patretur mund të shkaktojë një sërë simptomash dhe atë brenda 30 minutash deri në dy orë pas konsumimit të produkteve të qumështit.
Simptomat mund të ndryshojnë nga të lehta deri në të rënda dhe përfshijnë simptoma si dhimbje të barkut, spazma, fryrje, vjellje, probleme me gazra dhe diarre, gjë që në mënyrë të konsiderueshme ndikon në cilësinë e jetesës së njeriut.
Nëse i keni simptomat e mësipërme pas konsumimit të qumështit ose produkteve të qumështit, gjithsesi do të duhej të bëni testin e intolerancës ndaj laktozës.
Rezultatet e një testi të tillë mundësojnë që sa më parë të konsumohet ushqimi adekuat, i cili do t’i zvogëlojë problemet e tretjes.
Kafeina është përbërësi kryesor aktiv në kafe, por ajo gjithashtu mund të gjendet në kakao, çaj, dhe komponentët si çokollata, lëngjet, pijet energjetike dhe disa medikamente.
Në qoftë se kafeina përdoret në sasi të vogla, ajo do t’ju zgjojë dhe sipas shumë studimeve do të veprojë pozitivisht në shëndet. Megjithatë, po e konsumuat kafeinën në sasi të mëdha, duhet ta dini se ajo mund ta ketë një efekt toksik. Disa njerëz janë metabolizues “të shpejtë” dhe disa “të ngadalshëm” të kafeinës.
Personat me gjenomin polimorfik CYP1A2 e kanë një metabolizëm të ngadaltë të kafeinës dhe si rezultat edhe rrezik nga sulmi në zemër.
Nëse i përkisni këtij grupi të njerëzve, 2-3 filxhanë të kafesë mund ta rrisin rrezikun për tri herë, ndërsa këto rezultate janë regjistruar veçanërisht tek pacientët më të rinj se 59 vjeç.
Duke e përcaktuar kapacitetin trashëgues në metabolizmin e kafeinës, çdokush mund ta përshtatë sasinë e kafesë së konsumuar për tipin e vet dhe kështu të jetojë më shëndetshëm.
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit













