Lajme
I nxehti afrikan krijon situatë kaotike në disa shtete në Evropë
Temperaturat ekstreme do të vijojnë të mbajnë të pushtuar Evropën edhe gjatë kësaj jave. Italia, Spanja, Franca Gjermania dhe Polonia do të përjetojnë kushte ekstreme të motit.
Qeveria italiane ka ngritur alarmin e kuq në 16 qytete të vendit, përfshirë edhe Romën, ku temperatura pritet të shkojë në 46 gradë Celsius. Ndërsa në Sicili dhe në ishullin e Sardenjës temperatura gjatë ditës së enjte do të shkojë në 48 gradë Celsius.
Qytetarët janë paralajmëruar që të shmangin daljet nga ora 11:00 deri në orën 18:00. E kujdes duhet të tregojnë veçanërisht të moshuarit dhe ata që kanë probleme shëndetësore.
Për shkak të motit të nxehtë, shumë probleme janë shfaqur në disa shtete.
Në Spanjë kanë nisur zjarret masive. Më shumë se 4 mijë persona janë evakuuar nga autoritetet. Në Greqi është marrë vendimi që të mbyllet Akropoli për turistët për shkak të nxehtësisë.
Agjencia Evropiane e Hapësirës që vëzhgon temperaturën e sipërfaqes së tokës nga Hapësira paralajmëron që edhe në ditët në vijim të ketë temperatura më të larta.
Meteorologët italianë po e quajnë këtë fazë të nxehtit “Sharon”, një referencë për një figurë mitologjike greke që ka të bëjë me shpirtrat e të vdekurve./Euronews
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











