Kosova
Osmani: Austria mbetet aleat i rëndësishëm i Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.
Në takim, presidentja Osmani falënderoi ambasadorin Weidinger për përpjekjet e tij të vazhduara për forcimin e partneritetit në mes të Kosovës dhe Austrisë, mbështetjes për të thelluar bashkëpunimin në fusha të ndryshme përmes projekteve dhe iniciativave të ndryshme, të cilat kanë afruar edhe më shumë qytetarët e vendeve, raporton Albinfo.ch.
Presidentja ka ritheksuar se Austria mbetet aleat i rëndësishëm i popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, mbështetja e të cilës ka qenë e rëndësishme në hapa të ndryshëm të historisë sonë, si dhe për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë. Presidentja ka folur edhe për vizitën e parë zyrtare bilaterale në mandatin e saj si Presidente e Republikës në Republikën e Austrisë, me ç’rast theksoi se kjo vizitë ka qenë rikonfirmim i vullnetit të përbashkët për ta thelluar tutje partneritetin në mes të dy vendeve tona.
Presidentja Osmani dhe ambasadori Weidinger biseduan edhe për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon, me ç’rast Presidentja Osmani potencoi vullnetin e institucioneve për tejkalimin e situatës aktuale në koordinim me aleatët e Republikës./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













