Shqipëria
E premtja tragjike në Shqipëri, si humbën jetën 11 persona
Raportohet se e premtja e 21 korrikut ka qenë me një bilanc tragjik për Shqipërinë. Brenda një dite, 11 qytetarë kanë humbur jetën, përcjell albinfo.ch.
Mes tyre kishte edhe minorenë, siç ndodhi në tragjedinë e liqenit të Banjës, ku humbi jetën babai me dy djemtë dhe nipin. E para që humbi jetën dhe u raportua nga policia ishte një 70-vjeçare në Durrës.
Ajo ndërroi jetë pasi ra në kontakt me korrentin. Sërish rreth orëve të drekës uniformat blu njoftuan një tjetër tragjedi. Një bojaxhi ra nga lartësia teksa punonte. Si pasojë e dëmtimeve, ai humbi jetën në spital.
Ngjarja ndodhi në Elbasan. Rreth orës 20:00, policia njoftoi për dy viktima të tjerë. Fillimisht një 68-vjeçar ndërroi jetë në Porto Romano të Durrësit. Ai po pushonte dhe gjendja e tij u përkeqësua sapo u fut në ujë. Nuk kaloi shumë dhe një tjetër pushues u raportua i vdekur. Bëhet fjalë për një 52-vjeçar, i cili ndërroi jetë si pasojë e arrestit kardiak në Tale të Lezhës. Pasdite në Himarë u regjistrua një aksident i rëndë.
40-vjeçari Renato Bushi ka humbur jetën pasi makina të cilën ai drejtonte doli nga rruga. Orët e vona të darkës do të pasonin me të tjera viktima. Një 58-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga makina në rrugën Elbasan-Peqin. Viktima në momentin e ngjarjes ishte duke lëvizur me një karrocë kali. Pas këtij aksidenti, policia do të raportonte për ngjarjen më të rëndë. 4 persona u nxorën të pajetë nga liqeni i Banjës në Gramsh.
Bëhet fjalë për Arben Zogun, rreth 46 vjeç, dy djemtë e tij, Rubens Zogu 19 vjeç dhe Esti Zogu, 14 vjeç, si dhe kushëriri e tyre Melis Zogu, 20 vjeç. Ata u futën për t’u larë në liqen, por nuk mundën të dilnin dot. Buzë liqenit u gjetën dy motoçikleta, tre celularë dhe rrobat e trupit që u përkisnin viktimave.
Por sërish tragjeditë do të vijonin. Kësaj here në Tiranë. Pak para se të mbyllej e premtja, uniformat blu njoftuan për një aksident në fshatin Fortuzaj. Një person, ende i paidentifikuar, humbi jetën pasi Range Rover-i ku udhëtonte dhe ra në humnerë.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












