Lajme
OKB paralajmëron vuajtje nga uria pas dështimit të marrëveshjes për grurin
Komet e Bashkuara kanë paralajmëruar rritje të çmimeve të drithërave menjëherë pas largimit të Rusisë nga marrëveshja ku i jepte mundësi Ukrainës të transportonte ato përmes Detit të Zi.
Sipas OKB-së, kjo do sjellë edhe një uri në mesin e banorëve, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Që të mërkurën, çmimet e grurit kanë shënuar rritje për 8.% dhe tani një ton shitet për 253.75 euro, derisa çmimi për misrin u rrit për 5.4%, përcjell albinfo.ch.
“Çmimet e larta do t’i vërejnë më së shumti familjet në vendet në zhvillim”, ka thënë shefi i OKB-së për Ndihma, Martin Griffiths, duke shtuar se rreth 363 milionë njerëz në 69 shtete kanë nevojë për ndihmë humanitare, shkruan REL.
Qëllimi i marrëveshjes ishte ta zbuste krizën globale të ushqimit.
“Disa do të uriten, disa do të dërrmohen, disa edhe mund të vdesin si pasojë e këtyre vendimeve”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Programi i OKB-së për Ushqime, po ashtu, ka dërguar 725.000 tonë të grurit ukrainas në operacionet e ndihmës në Afganistan, Xhibuti, Kenia, Etiopi, Somali, Sudan dhe Jemen.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










