Shqipëria
Shqipëria do ta bëjë kultivimin e kontrolluar të kanabisit
Bëhet e ditur se Kuvendi i Shqipërisë me 69 pro, 23 kundër dhe 3 abstenim, miraton ligjin që i hap rrugë kultivimit dhe përpunimit të kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të tij, për qëllime mjekësore dhe industrial, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu u miratua me 71 pro dhe 23 kundër dhe ligji, i cili u jep mbështetje studentëve të mjekësisë, të cilët pas studimeve vendosin të kontribuojnë në vendin tonë për një periudhë 2-3 apo 5-vjeçare.
Po ashtu u votuan dhe disa ndryshime në ligjin për Akademinë e Shkencave, që i hap rrugën integrimit të diasporës.
Në fund të një seance plenare maratonë, e cila nisi në orën 10:00 e që përfundoi në orën 04:40 të mëngjesit, duke i dhënë fund edhe sesionit parlamentar, votoi pikat e rendit të ditës. Prezentë në proces votimi ishin 95 deputetë të pranishëm.
Po ashtu u miratua ligji për pensionet, ku pensionistët që punojnë s’do paguajnë kontribute. U miratua dhe ligji i ri për tatimet mbi të ardhurat, një ligj që ndihmon eksportuesit.
Gjatë kësaj seance plenare u votuan miratimin e ligjit Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara”.
Një ligj tjetër i miratuar ishte dhe ai që redukton taksën për ndërtimin e objekteve bujqësore.
Ligjet dhe aktet normative të miratura gjatë seancës së fundit plenare të këtij sesioni parlamentar.
-Akt normativ nr. 2, datë 7.6.2023 “Për disa shtesa në ligjin nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”” (89 vota pro 4 abstenim 0 kundër)
-Akt normativ nr. 3, datë 21.6.2023 “Për disa ndryshime në aktin normativ nr.1, datë 20.3.2019, të -Këshillit të Ministrave, “Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut (UNMISS)”, miratuar me ligjin nr. 23/2019” (95 pro, 0 kundër)
-Akt normativ nr. 4, datë 21.6.2023 “Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Abyei (UNISFA)” (94 vota pro, 1 abstenim)
– Projektligj “Për trajtimin e veçantë të studenteve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë” (71 pro, 23 kundër)
-Projektligj “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale (69 pro, 23 kundër, 3 abstenim)
-Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.113/2020, “Për shtetësinë”” (72 pro, 22 kundër dhe 1 abstenim)
-Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.157/2013, “Për masat kundër financimit të terrorizimit”, të ndryshuar (74 pro, 20 kundër, 1 abstenim
-Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar (84 pro, 4 kundër, 3 abstenim)
-Projektligj “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara” (71 pro, 23 kundër, 0 abstenim)
-Projektligj “Për një ndryshim dhe disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore””, i ndryshuar (72 pro, 17 kundër, 1 abstenim)
-Projektligji për disa ndryshime në ligjin për “Akademinë e Shkencave” ( 70 pro, 23 kundër, 2 abstenim).
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












