Lajme
Si të kurseni energji elektrike me kondicionerët?
Në temperatura të larta të stinës së verës, thuajse për çdo shtëpi e pashmangshme është përdorimi i kondicionerëve për një ambient më të freksët.
Këto janë disa mënyra të përdorimit racional dhe optimal të kondicionerëve si të ftoheni, por edhe të kurseni energjinë elektrike.
Në mënyrë që hapësira të jetë komode, ekspertët këshillojnë që temperatura e klimës të vendoset në 24 ose 25 gradë Celsius.
Këshillohet gjithashtu të zgjidhni me kujdes mënyrën e funksionimit të pajisjes.
Nëse rregulloni saktë kondicionerin, mund të ulni ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike dhe faturat.
Vendosja e temperaturës
Një nga arsyet më të zakonshme pse një kondicioner përdor më shumë energji elektrike është se temperatura është vendosur shumë e ulët.
Statistikat tregojnë se shumica e përdoruesve i vendosin kondicionerët e tyre në 21 deri në 23 gradë Celsius.
Megjithatë, ekspertët dhe portalet që merren me produktet e bardha këshillojnë vendosjen e kondicionerit në 24 ose 25 gradë, duke pretenduar se edhe për shkak të këtij ndryshimi të vogël të temperaturës dhoma do të jetë sërish komode, por kursimi i energjisë elektrike në këtë rast është i sigurt.
Kështu, faturat mund të reduktohen nga 10 deri në 25 për qind.
Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se duhet të keni kujdes se ku e vendosni termostatin. Ajo pjesë e pajisjes është shumë e ndjeshme ndaj nxehtësisë që lëshojnë televizorët, kompjuterët dhe pajisjet e tjera elektrike, ndaj rekomandohet që kondicioneri të vendoset larg tyre, sepse në të kundërt kompresori do të punojë më gjatë.
Zgjedhja e mënyrës së funksionimit
Ndryshe nga kondicionerët e vjetër që kishin vetëm funksione bazë të ftohjes, gjegjësisht kishin tri opsione ftohjeje, të ulët, të mesme dhe të lartë, kondicionerët e rinj kanë më shumë opsione të modalitetit të funksionimit.
Pavarësisht nëse janë kondicionerë standardë, modele dritaresh ose kondicionerë portativë, secili ka një modalitet ftohjeje (Cool Mode).
Në këtë modalitet, kompresori AC funksionon në temperaturën e caktuar dhe shpejtësinë e ventilatorit që korrespondon me atë nivel. Kjo do të thotë se potenciali për të kursyer energji elektrike varet nga temperatura në të cilën përdoret kondicioneri.
Mirëmbajtja e sistemeve të ftohjes
Sipas ekspertëve, pastrimi i rregullt i kondicionerit ka rëndësi të shumëfishtë.
Sipas hulumtimit, njësia humbet mesatarisht 5 për qind të efikasitetit të saj në vit nëse nuk mirëmbahet duke çuar në konsumim më të shpejtë.
Funksionimi joefikas çon gjithashtu në një rritje të kostove të energjisë elektrike, sepse kërkon më shumë kohë për të arritur temperaturën e caktuar.
Filtrat mbledhin pluhur dhe substanca të tjera të dëmshme, kështu që nëse nuk pastrohen, rrjedha e ajrit zvogëlohet. Prandaj, larja e kujdesshme çdo muaj është e nevojshme.
Mirëmbajtja përfshin gjithashtu punësimin e ekspertëve. Servisimi i kondicionerit para sezonit përfshin një kontroll të detajuar të gjithë njësisë së jashtme dhe të brendshme, dhe nëse është e nevojshme, mbushje me freon.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair













