Kosova
Pesë të vdekur e dhjetëra të plagosur nga stuhia që përfshiu Ballkanin
Pesë persona humbën jetën nga stuhia që përfshiu Ballkanin
Raportohet se të paktën pesë persona humbën jetën në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe Slloveni dhe dhjetëra u plagosën, pasi një stuhi e fuqishme me erëra të forta dhe shi të dendur goditi Ballkanin të mërkurën, përcjell albinfo.ch.
Policia dhe mediat lokale raportuan për viktima dhe dëme të mëdha të shkaktuara nga kjo stuhi në rajonet e prekura.
Pas disa ditësh shumë të nxehta dhe të thata, Ballkani përjetoi stuhinë e dytë brenda dy ditësh, teksa pjesë të tjera të Evropës po lufton me zjarre dhe temperatura të larta.
Në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, janë raportuar dy viktima si pasojë e stuhisë. Sipas policisë kroate, dy burra humbën jetën pasi u goditën nga rrëzimi i pemëve. Ngjarja përfshinte një 50-vjeçar që ndodhej jashtë në rrugë dhe një 48-vjeçar që ndodhej brenda makinës së tij gjatë fatkeqësisë.
Mjekja e urgjencës, Ljupka Hitrova, ka bërë të ditur për agjencinë zyrtare të lajmeve Hina se të dy viktimat kanë pësuar lëndime të rënda në kokë.
Në Cernik të Kroacisë, një person tjetër humbi jetën sa ishte në makinën e tij, gjithashtu nga rrëzimi një i peme.
Diku tjetër në Zagreb, një 36-vjeçar u plagos rëndë kur një vinç pranë një zone ndërtimi u shemb, thuhet në deklaratën e policisë.
Stuhia errësoi papritur qiellin dhe solli shi, përmbytje të shpejta dhe erëra në gjithë Zagrebin duke filluar rreth orës 16:00.
Transporti i qytetit u ndal, pati ndërprerje të energjisë elektrike dhe rrugët u bllokuan për shkak të pemëve të rrëzuara.
Shërbimet e urgjencës së Zagrebit u kërkuan qytetarëve të kenë durim, pasi qindra thirrje për ndihmë erdhën menjëherë.
“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të thërrasin vetëm nëse janë në një situatë kërcënuese për jetën, deri në stabilizimin e situatës”, tha kryetari i Bashkisë së Zagrebit, Tomislav Tomaseviq, në Twitter.
Një situatë e ngjashme u raportua në Slloveninë fqinje, ku era e fortë rrëzoi pemë dhe dëmtoi çatitë.
Transmetuesi publik RTV Sllovenia raportoi se një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos kur një pemë ra mbi ta në zonën e liqenit Bled.
Një person humbi jetën në Bosnjë dhe të paktën 20 u plagosën, thanë autoritetet atje.
Autoritetet në Serbi lëshuan paralajmërime për qytetarët ndërsa stuhia u zhvendos drejt lindjes.
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












