Kosova
Ja cilat janë frutat më të dobishme për stinën e verës
Një ushqim me bazë frutash nuk është i shëndetshëm vetëm për organizmin, por edhe për bukurinë e trupit. Të gjitha frutat janë të pasura me vitamina, por disa prej tyre sjellin me shume dobi se të tjerat dhe vera është stina më e përsosur për shfrytëzuar në maksimum vlerat e tyre.
Luleshtrydhet
Një luleshtrydhe përmban më shumë vitaminë C se sa një portokall i tërë. Kjo frutë e shijshme, e kuqe, është shumë e rëndësishme për të mbajtur të shëndetshme qelizat dhe për të stimuluar prodhimin e kolagjenit, proteinës më të rëndësishme për mirëqenien e lëkurës, por edhe për kockat dhe enët e gjakut. Ndër të tjera, luleshtrydhet ndihmojnë edhe për të mbajtur dhëmbët të bardhë.
Pjepri
Pjepri përmban pak kalori dhe një nivel të lartë të fibrave, vitaminave C, potasiumit, beta-karrotenë, antioksidantë që luftojnë efektet e dëmshme të radikaleve të lira. Në reaksion me elementë të tjerë çlirojnë vitaminën A, tepër të rëndësishme për shëndetin dhe bukurinë e lëkurës.
Boronicat
Prej kohësh dëgjojmë për këto fruta, të cilat janë tepër të shëndetshme për sportistë dhe për ata që ndjekin një dietë për tu dobësuar. Janë të pasura me vitaminë C dhe antioksidantë, substanca që mbajnë larg sëmundjet. Ndër të tjera, janë ushqime anti-kancerit dhe mbajnë zemrën të shëndetshme.
Pjeshkat
Një tjetër frutë e stinës, me një shije të ëmbël dhe tepër e shëndetshm. Sipas dietologes Julie Upton, pjeshkat janë një ‘central i vërtetë tretës’. Një pjeshkë përmban rreth 60 kalori dhe 20 substanca të tjera tretëse, mes së cilave vitamina, zink dhe potas.
E-Diaspora
-
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? ... -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











