Lajme
Dy kompani evropiane, në listën e zezë të SHBA-së
Departamenti amerikan i Tregtisë i ka shtuar të martën dy kompani vëzhgimi me bazë në Evropë, në listën e saj të zezë, në kuadër të përpjekjeve të administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, që të luftojë keqpërdorimin e vëzhgimit komercial.
Autoritetet amerikane e kanë shtuar në listë të zezë Cytrox-in, kompani vëzhgimi me bazë në Hungari dhe kompaninë greke Intellexa, bashkë me dy subjekte të lidhura në Irlandë dhe Maqedoninë e Veriut.
Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar vitin e kaluar se një prokuror grek ka nisur hetime lidhur me supozimet e një gazetari se telefoni i tij është infektuar me një softuer spiunimi, në kuadër të një operacioni të shërbimit shtetëror të inteligjencës.
Gazetari i ka thënë Reutersit se beson që telefoni i tij është infektuar nga softueri i spiunimit Predator, i krijuar nga kompania Cytrox dhe ka thënë se ky softuer shitet në Greqi nga Intellexa.
Departamenti amerikan i Tregtisë ka thënë se kompanitë janë shtuar në listë të zezë për shkak se e kanë shfrytëzuar hapësirën kibernetike për të fituar qasje në sisteme të informacionit, dhe kështu e kanë kërcënuar privatësinë dhe sigurinë e individëve dhe organizatave në botë.
Reuters ka raportuar në gusht të vitit 2022 – duke u bazuar në dy burime – se udhëheqësi grek i inteligjencës, i ka thënë një komiteti parlamentar se agjencia e tij e ka spiunuar një gazetar.
Ky sugjerim i gazetarit ka ardhur në kohën kur Bashkimi Evropian ka nisur të ndjekë qasjen e Shteteve të Bashkuara që të jetë më e ashpër ndaj atyre që ofrojnë shërbime vëzhgimi dhe përdorin softuerë të fuqishëm vëzhgimi.
Reuters ka raportuar më 2020 se Intellexa ka qenë duke punuar me agjenci të inteligjencës në Azinë Juglindore dhe në Evropë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“










