Lajme
Vala e të nxehtit në Evropë: Pyjet në Greqi dhe Spanjë vazhdojnë të digjen
Vala e të nxehtit që ka mbuluar Evropën ka nxitur përhapjen e shpejtë të zjarreve në disa shtete. Më të rrezikuarat janë Greqia dhe Spanja, ndërkohë që për shkak të nxehtit po shqyrtohet mbajtja e aktiviteteve ndërkombëtare të parapara në Francë.
Greqi
Italia dhe Franca kanë marrë vendim të dërgojnë secila dy avionë zjarrfikës në Greqi për ta ndihmuar atë të përballet me zjarret që digjen përreth Athinës.
Avionët dhe ekipet e tyre të zjarrfikësve janë pjesë e një mekanizmi të mbrojtjes civile të BE-së dhe ata do të bashkohen me rreth 30 zjarrfikës rumunë të stacionuar tashmë në Greqi si pjesë e një programi sezonal të zjarrit të BE-së, thanë zyrtarët evropianë, shkruan DW.
Një valë e dytë e të nxehtit pritet të enjten, me temperatura deri në 44 gradë Celsius në pjesët qendrore dhe jugore të vendit deri në fund të javës, përcjell albinfo.ch.
Francë
Kreu i Lojërave Olimpike të Parisit 2023 tha se parashikimet e motit janë duke u monitoruar, pasi po shihet afër një valë e të nxehtit dërgon temperaturat në rritje në Evropën Jugore.
“Ne jemi shumë, shumë vigjilentë ndaj parashikimeve të temperaturave”, tha Tony Estanguet, president i Komitetit Organizativ të Parisit 2024, pa dhënë detaje të mëtejshme, shkruan DW.
Franca ka arritur të shpëtojë nga temperaturat më të këqija të deritanishme. Lojërat verore do të zhvillohen në Paris nga 26 korriku deri më 11 gusht.
Spanja
Agjencia spanjolle e motit ka lëshuar alarme të kuqe për motin e nxehtë për tre rajone për shkak të rrezikut “ekstrem” që paraqet temperaturat e larta.
Agjencia e motit në vend, AEMET, parashikoi temperatura maksimale midis 38 gradë Celsius dhe 42 gradë në pjesën lindore të Katalonjës, Aragonit dhe Ishujt Balearik, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet këshilluan njerëzit që të qëndrojnë brenda në kohët më të nxehta të ditës dhe të qëndrojnë të hidratuar.
Qindra zjarrfikës po mundohen të shuajnë zjarrin në zonat pyjore të ishullit La Palma në Ishujt Kanarie. Zjarri ka djegur 3,500 hektarë tokë dhe ka shkatërruar rreth 20 shtëpi dhe ndërtesa, ndërsa ka detyruar evakuimin e 4,000 njerëzve, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










