Lajme
Kompanitë amerikane në fokus punën e Intelegjencës Artificiale, ja sa paguajnë
Kompanitë amerikane kryesojnë në punët e kryera nga inteligjenca artificiale dhe shumë prej tyre paguajnë lehtësisht paga të mëdha, sipas të dhënave të reja nga platforma globale e kërkimit të punës Adzuna.
Në qershor kishte 7,6 milionë vende pune në SHBA, sipas bazës së të dhënave Adzuna, me një përqindje në rritje që kërkon aftësitë e IA, pasi për 169 045 vende pune në SHBA kërkoheshin aftësitë e IA dhe 3 575 prej tyre kërkonin punë gjeneruese nga IA.
Disa nga punët më të zakonshme përfshijnë role teknologjike, si inxhinier softuerësh, projektues produktesh, arkitekt të të mësuarit të thellë dhe shkencëtar të të dhënave.
”Por, një rol me rritje të shpejtë ku ka absolutisht mungesë të aplikantëve të kualifikuar është menaxheri i taksave”, thotë James Neave, kreu i shkencës së të dhënave të Adzuna.
”Firmat e kontabilitetit dhe konsulencës po kërkojnë gjithnjë e më shumë të punësojnë kontabilistë dhe menaxherë tatimorë me aftësitë e duhura IA për ta bërë biznesin më efikas”, thotë ai.
Puna e menaxherit tatimor që do të përdorë IA paguhet 100 445 dollarë në vit, sipas të dhënave të Adzuna.
Por, në përgjithësi, puna që përdor IA paguhet deri në 146 244 dollarë.
Punët me IA kanë ekzistuar për dekada, por kanë shpërthyer muajt e fundit pasi ChatGPT hyri në skenë në fund të vitit 2022.
Që atëherë, kompanitë që shpresojnë të qëndrojnë në majë të teknologjisë në zhvillim kanë pasur nevoja të mëdha për të punësuar njerëz me aftësi për të ndërtuar teknologjinë dhe për ta zbatuar atë në flukset e tyre të punës, të tilla si ndërtimi i chatbot-eve për të përmirësuar shërbimin ndaj klientit ose përpunimi i sasive të mëdha të të dhënave për të marrë vendime biznesi.
Një sondazh i fundit i kompanive kryesore të LinkedIn zbuloi se gati 70% thonë se IA tashmë po i ndihmon ata të jenë më të shpejtë dhe më të zgjuar dhe 32% të tjerë thonë se presin të shohin përfitime më të mëdha nga përdorimi në vitet e ardhshme.
Kompanitë si EY e renditën në mënyrë eksplicite IA si një nga tre prioritetet kryesore të punësimit, ndërsa ”Wells Fargo” dhe ”Kaiser Permanente” po e zbatojnë atë në të gjithë flukset e tyre të punës.
Dhe SHBA-ja duket se po udhëheq rrugën në ndërtimin e grupit të saj të talenteve të IA.
Ndërsa SHBA-ja shpalli gati 173 000 vende pune me IA në qershor, India shpalli 25 900 vende pune dhe BM listoi 16 825 vende pune gjatë së njëjtës periudhë.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













