Lajme
Putini kërcënon se do të përdorë bomba thërrmuese
Shefi i Kremlinit, Vladimir Putin, kërcënoi se do të përdorë bomba thërrmuese nëse Ukraina përdor municione të tilla, me të cilat është furnizuar nga SHBA-ja. “Dua të them se Rusia ka rezerva të mjaftueshme llojesh të ndryshme municionesh thërrmuese”, tha Putin në televizionin shtetëror. Moska nuk dëshiron t’i përdorë municione që ndërkombëtarisht konsiderohen të paligjshme, tha ai. “Por sigurisht, nëse municione të tilla përdoren kundër nesh, atëherë ne rezervojmë të drejtën për veprime të njëjta”.
Akuza ndaj SHBA-së
Presidenti rus i akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës se i kanë vënë në dispozicion Ukrainës këto lloj municionesh, sepse Perëndimi nuk është më në gjendje të furnizojë Ukrainën me mjete të mjaftueshme konvencionale. “Ata nuk kanë gjetur gjë tjetër më të mirë sesa të sugjerojnë përdorimin e bombave thërrmuese”.
Bombat thërrmuese përmbajnë një numër të madh të ashtuquajturash “nënprojektile”, pra predha të kalibrit të vogël, të cilat dalin nga gëzhoja pasi një bombë e tillë shpërthen. Këto lloj bombash shpërthejnë në tokë dhe shpërndajnë projektile në një territor relativisht të gjerë. Për shkak se shumë prej tyre projektileve shpesh nuk shpërthejnë menjëherë, ato sikurse dhe minat, konsiderohen si një rrezik për civilët edhe pas përfundimit të veprimeve luftarake.
Ukraina, Rusia dhe SHBA nuk e kanë nënshkruar Marrëveshjen ndërkombëtare të Oslos për ndalimin e përdorimit të bombave thërrmuese./dw
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









